Murrizi: Kim na këshillon të votojmë kandidatët e Ramës ose të vartësve të tij
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Myslim Murrizi ka akuzuar ambasadoren amerikane, Yuri Kim se po i rekomandon qytetarëve të votojnë Ramën ose ndonjë të vartësve të tij.
Ish-deputeti i ka cilësuar kandidatët që Kim na ofron që ti mbështesim janë vasalë të pushtetit dhe se këtë herë ambasadorja nuk ka qëlluar në shenjë.
Postimi i Murrizit:
E Nderuar Zj Kim!
Ju dëgjova mbrëmë që ju “ rekomanduat” Shqiptarëve që të votojnë Ramën ose ndonjë spurdhjak të Ramës.
Më duket se e keni mbështetur pushkën ne b…. përdredhur dhe kam frikë se nuk do qëlloni asgjë në shenjë edhe këtë herë.
Megjithatë, unë personalisht nuk jam as ushtar , as peng e as vasal i asnjë lideri politik apo udhëheqësi të sotëm të opozitës, sepse këtë e provova në shkurt të 2019-ës, kur nuk ju binda “ urdhrit” te Lul Bashës dhe tufës histerike servile që ulërinin, digjni mandatet edhe pse përfaqësues të Shtetit Amerikan ju thanë që të mos i digjnin.
Pra, këta kurriz ulurit që kanë vënë në dispozicionin e Ramës dhe Tuajin b…… për ta përdorur si vend ku të vendosni pushkën nuk janë statik i duhur që t mos ju lëviz dyfeku, sepse këta e luajnë shpesh atë të shkretë, dhe kam merak se do ju plasi dyfeku afër e do bëheni pis nga fytyra.
Unë kam një pyetje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me Ju Zj Kim.
Mirë që ju thatë Shqiptarëve për kë t’mos votojnë, por unë do doja të dija se për kë i rekomandoni Shqiptarët që të votojnë në 14 maj?????
Unë i pari do votoja më shumë qejf për ata kandidatë që do me rekomandonit Ju Zj Kim, sepse gjithë kohën kam ushqyer respekt për ju, pasi keni qenë e pa anshme për 3 vjet që jeni Ambasadore e SHBA-së në Tiranë.
Te votojmë për kandidatë e pushtetit????
Te votojmë kandidatët e b… përdredhurve
Te votojmë kandidatët e ojf, ojq, lgbq????
Te votojmë për këta që premtuan 300 mijë vende pune dhe larguan nga Shqipëria rreth 1 milion Shqiptarë për 10 vjet në pushtet???
Te votojmë për këta qe kanë vjedhur 430 milionë euro me inceneratorët???
Te votojmë për këta që tenderojnë 20 milion euro 1 km rrugë në mes të Tiranës??
Te votojmë për këta që harxhuan dhe vodhën 800 milion euro me rilindjen urbane???
Të votojmë këta që për 10 vjet e rriten pensionin 6 mijë lek te vjetra ose 5 brisqe rroje “astra” dhe tani japin shpërblim nga 45 euro për afro 700 mijë pensionist që bëjnë gjithsej 30 milion euro ose 1.5 km autostradë??
Të votojmë për këta që në 4 vite ( 2013-2017) futen rreth 34 mijë Shqiptarë në burg për mos pagim të një fature energjie, apo një rregullim pa leje të dritares së shtëpisë, dhe në mes të Tiranës ndërtohet pallati 7 kat pa leje, dhe dy anijet e Vlorës tigri 1 dhe tigri 2 qe inspektuat u marrin 90 mijë euro në ditë ose 70 milion euro për dy vite si qera pa u ndezur fare??
Të votojmë për këta që mbyllen lojërat e fatit, se gjoja po prisheshin familjet dhe tani po i hapin për veten e tyre???
Të votojmë për ata që kanë një grup parlamentar në burg, si hajdut që kanë ngrënë dardha pas kurrizit të Ramës??
Të votojmë për ata që nuk luftojnë krimin por thonë kokat hënshin??
Të votojmë për ata që mbollën Shqipërinë hashash??
Të votojmë për ata që bënë trenin elektrik apo ata të tramvajit??
Të votojmë për ata që në ILDKP kanë deklaruar 3 mijë euro, ndërsa vila në Surrel kushton 3 milion euro??
Të votojmë për ata që paguan 250 mijë euro për të blerë zv.shefin e FBI-së??
Të votojmë për ata që ngrenë çmimin e naftës, 2 here më shtrenjte se në Rusi e Ukrainë ku bëhet luftë me pretekstin se bota është në luftë??
Të votojmë prë ata që thonë se do bëjmë akademinë e dhenve dhe tallen me fermerët??
Të votojmë ata që një media e prishin me tritol tjetrës i gjuajnë me kallash për sinjal??
APO TË VOTOJMË KËTA QË JU DUKET VULA SI HAJMALI DHE NUK GJETËN DOT AS 61 KANIDAT??????
Në fakt Zj Kim në 2021 nuk ju dëgjuan fare Shqiptarët se çfarë rekomanduat por tani që nuk jeni më zyrtarisht Ambasadore besoj që do ju dëgjojnë.
Në 2021 ju thatë Shqiptarëve të mos e votonin PSD por ajo mori 3 deputet, nga 1 që kishte deri në atë kohë.
Në 2021 ju i thatë Shqiptarëve të votonin nismën thurja si parti marksist-leniniste por ata nuk ju dëgjuan.
Në 2021 ju ju thatë Shqiptarëve të mos votonin njerëz me probleme por dy prej tyre thyen herësin.
Kështu që mos u lodhni shumë në këtë fushatë Zj Kim por para se te ikni futi dhe nje inspektim tjetër dy anijeve rrangalle qe prej 6 muaj kanë ndryshuar emrin nga tigri 1 dhe tigri 2, në macja e zezë 1 dhe macja e zezë 2.
Po më dëgjove mua si gjahtar që jam mos e tërhiq gishtin kot se nuk qëllon asnjë shenjë në atë statik qe e ke mbështetur dyfekun dhe kot sa harxhon fishekët
Shqiptarët nuk dëgjojnë kurrë krisma pushke të mbështetur në b….. te kalbura e b…. përdredhur
Suksese në jetë Zj Kim, sipas Z Beqaj që ju e “ refuzuat” kur ai po fliste.