Gjoba e Becchetit/ Zhulali: Balluku bën deklarata boshe, Shqipëria ka nënshkruar konventën e Gjykatës së Arbitrazhit
E ftuar në emisionin Task Forcë në Syri Tv me gazetaren Sonila Meçon ishte Drejtuesja e Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Ilda Zhulali.
Zhulali është shprehur se qeveria shqiptare e ka nënshkruan dhe ratifikuar konventën e Gjykatës së Arbitrazhit dhe është e detyruar ta respektojë atë dhe për pasojë do të duhet të paguaj gjobën ndaj Becchettit.
"Deklarata e Ballukut se nuk njohin vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit është vetëm për konsum politik sepse nuk ka asnjë lloj vlere në raport me organizatat dhe gjykatat ndërkombëtare për sa kohë që Shqipëria e ka nënshkruar konventën dhe është e detyruara ta respektojë atë. Janë 154 vende anëtare të OKB përfshirë Kosovën dh Shqipërinë që e kanë nënshkruar konventën dhe është detyrim ligjorë që të respektojnë të gjitha vendimet që dalin nga Gjykata e Arbitrazhit.
Ajo që është shumë e rëndë për mua është ajo që Shqipëria përsëri edhe me një vendim arbitrazhi penalizohet sepse ka rivendosur edhe njëherë mekanizmin e gjobave ndaj mediave dhe këto gjoba i kanë kushtuar shtetit me shumë se 110 milionë euro.
Kujtojmë se kohët e fundit Veliaj ka filluar sulmin ndaj një faqeje satirike si Lolita duke e shantazhuar, ku prapa saj nuk qëndron një biznesmen i fuqishëm i cili njeh mekanizmat ligjore i Becchetti por pas saj qëndron një grua, nëna e fëmijëve që u mbrojt nga rrjeti i gazetarëve të huaj.
Mos të çuditemi që edhe rasti i Lolitës ose i të tjerëve të ngjashme të përfundojë jo vetëm më miliona euro por edhe me jetë njerëzish.
Ky lloj agresiviteti nga Veliaj dhe qeveria po kthehet në një faturë që duhet ti tronditë të gjithë qytetarët shqiptar.
Ne diskutojmë sot për rroga që janë të mjera dhe nuk jetojnë dot në Shqipëri, ne nuk duam që të boshatiset vendi unë dhe shumë të tjerë si unë do të duan që fëmijët që po rrisim në këtë vend nuk duam që të paguajmë këto lloj vonimesh."