VIDEO-SYRI TV/ Partitë politike do raportojnë online financat, KQZ dhe BE prezantojnë platformën

KQZ në bashkëpunim me Bashkimin Europian prezantuan këtë të mërkurë platformën online për raportimin financiar në zgjedhje, ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat e tyre. Kjo platformë vjen në pas shqetësimeve për financime të dyshimta të partive politike. Sipas Celibashit, përdorja e teknologjisë nuk i jep zgjidhje këtij problemi zgjedhor, por forcon kontrollin.

Nga SYRI TV

Financimet e dyshimta të partive politike në fushata zgjedhore kanë vënë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili do të përdorë teknologjinë për të forcuar kontrollin. Në këtë kuadër, KQZ në bashkëpunim me Bashkimin Europian prezantuan këtë të mërkurë platformën online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare. Megjithatë, kryekomisioneri Celibashi deklaroi në fjalën e tij, se kjo platformë nuk i jep zgjidhje problemit të financimit, por ndihmon në një mbikëqyrje më efikase.

Nga ana e saj ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christine Hohman, deklaroi se në thelb të platformës qëndron transparenca, si mënyra më e mirë sipas saj për të luftuar korrupsion në zgjedhje

Shqipëria është vendi i parë që ka një platformë të kësaj natyre. Është udhëheq rajonin në këtë drejtim. Platforma fuqizon qytetarët, pasi kanë mundësi të shohin dhe kuptojnë financat e partive apo kandidatit duke krijuar një opinion më të qartë mbi atë të cilit do u besojnë votën.

Parlamenti pas këtyre zgjedhjeve të votoj dhe ndryshoj dhe kodin zgjedhor, duke adresuar dhe problemin e financimit të partive.’

Marrja e dokumenteve përmes platformës do të bëjë që çdo e dhënë të analizohet dhe të sinjalizohet çdo abuzim, ndërsa akses nuk do të ketë vetëm KQZ, por edhe ekspertë të jashtëm.