VIDEO-SYRI TV/ Policia e Tiranës nuk raportoi ngjarjen, ndërron jetë 5 ditë pas sherrit Gentian Talja
Një ngjarje e rëndë është regjistruar më darën 31 mars në kryeqytet. Një konflikt mes 3 personave ka rezultuar fatal, për 46vjeçarin Gentian Talja I cili pas 5 ditësh humbi jetën në spital. Teksa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, I cili mësohet se ka qenë mik I viktimës prej 5 ditësh ka fshehur ngjarjen.
Nga SYRI TV
Një 46 vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi ishte dhunuar gjatë një konflikti mes 3 personazh të regjistruar në 31 mars, por të paraportuar nga Policia e Shtetit.
Ngjara është regjistruar 5ditë më parë në një lokal në rrugën ‘Vaso Pasha’ në kryeqytet. Viktima është Gentian Talja, 46 vjeç, i cili në 31 mars ka qenë së bashku me dy miqtë e tij në një lokal duke konsumuar pije alkoolike.
46-vjeçari u konfliktua me mikun e tij Henri Gjalpi, 41 vjeç brenda ambienteve të një lokali duke u agravuar deri në përplasje fizike. Më pas konflikti ka vijuar jashtë lokalit në rrugën ‘Vaso Pasha’.
Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë dhe një tjetër person, Artur Gjelona i cili kishte qenë në një tavolinë me autorin dhe viktimën. Gjatë përplasjes fizike, 46-vjeçari është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës, dhe është dërgua në spital ku fillimisht ka qenë në gjendje kritike për jetën, por pas një ditë gjendja e tij është stabilizuar.
Ditën e djeshme Gentian Talja ka shfaqur sërish probleme dhe ka kaluar në intubim, teksa mëngjesin e së mërkurës ka ndërruar jetë. Teksa ka mbajtur të fshehtë ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Artur Gjolena.