Skandali me hartën e Kosovës, habit Rama: Asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e saj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas publikimi të një harte ku në territorin e Kosovës shkruhej emri Serbi dhe jo shteti shqiptar.

Harta u duk sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova, ndërsa Rama shkruan se asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte.

Rama: Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

 Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!