Duka rizgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, mori më shumë vota se të gjithë kandidatët
Armand Duka është zgjedhur sërish që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas votimeve të bëra në Kongres.
Presidenti i FSHF-së mori 45 vota nga 55 të mundshme, më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë.
Duka kështu do të jetë pjesë e Ekzekutivit të organit më të lartë të futbollit europian dhe për katër vitet të tjera.
Ai do ta jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv së bashku me 6 anëtarët e tjerë që u votuan pas tij.