Sherri në ish-Bllok, 46-vjeçari u rrëzua dhe përplasi kokën në bordurë, ndërroi jetë pas 5 ditësh

Zbardhen detaje nga sherri i dhunshëm që i mori jetën 46-vjeçarit në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në 2 të natës më 31 mars në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljen, ndërsa në sherr ka ndërhyrë edhe shtetasi Artur Gjolena.

Nga pamjet filmike që ka grupi hetimor, si pasojë e goditjes Gentian Talja është rrezuar dhe i ka rënë koka në bordurë. Prej 5 ditësh ndodhej i shtruar në spital.

Ndërkohë ditën e djeshme ai është futur ne intubim dhe më pas ka ndërruar jetë.