Ceferin s’ka rival në zgjedhjet për kreun e UEFA-s

Aleksander Ceferin do të konfirmohet në krye të UEFA-s edhe për katër vitet e ardhshme.

Slloveni, i cili mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016 (dy vitet e para i kaloi në mandatin e Platini), do të fitojë mandatin e dytë të plotë në krye të qeverisë europiane të futbollit.

Kongresi i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.

Ceferin nuk ka asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij është thjesht formalitet.

Ndërkohë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka kandidon për postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Kreu i futbollit shqiptar, synon mandatin e dytë deri në vitin 2027.

Komiteti përbëhet nga 9 anëtarë. Njëra është femër dhe ajo do të jetë Laura McAllister (Uells), ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) është kandidati i vetëm për mandatin 2-vjeçar.

Armand Duka kandidon me dhjetë rivalët e mëposhtëm për shtatë vendet e tjera të lira në Komitetin Ekzekutiv.