Akuzohet për përdhunimin e 19 vjeçares shqiptare, reperi grek do të dorëzohet në polici
Është vetëm çështje kohe që reperi i denoncuar për përdhunimin në grup të studentes shqiptare 19-vjeç në Rethymno, t'i dorëzohet autoriteteve, siç deklaroi avokati i tij mëngjesin e sotëm.
“Ai është shumë i shqetësuar. Së shpejti do të paraqitet në komisariat”, tha avokati i tij për median greke Alpha, duke shtuar se në mbrëmje do të jetë në Kretë, “për të ndjekur procesin e marrjes në pyetje”.
Megjithatë ai ka sqaruar se dorëzimi i reperit do të bëhet me kohë.
Klienti i tij, siç tha ai, “mohon çdo përfshirje në këtë rast konkret dhe nga sa kam mundur të lexoj nga shkresat e lëndës, nuk del asnjë përfshirje apo lidhje me këtë rast”.
Ai nuk e njeh denoncuesen dhe as nuk e ftoi gjëkundi.
Më vonë në hotel rezulton se e ka takuar, por në bazë të provave dhe nga të dhënat e denonicimit që bërë 19 vjeçarja, ajo nuk thotë për një akt seksual nga klienti im”, shtoi avokati i reperit.
Çfarë ka ndodhur më parë
19-vjeçarja ka raportuar se është përdhunuar nga reperi 24-vjeçar, një nga bashkëpunëtorët e tij dhe një mik i tij 30-vjeçar në një hotel në Rethymnon në orët e para të së hënës.
Mesditën e së njëjtës ditë, 19-vjeçarja ka dëshmuar në Drejtorinë e Sigurimit në Rethymno se teksa po argëtohej në një klub të njohur në portin e vjetër, ku reperi këndonte, një bashkëpunëtor i tij i ngushtë e ka çuar të dehur në një hotel të qytetit.
Aty, kur ishte 19 vjeçarja, 23-vjeçari i ofroi një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbiste plotësisht kontrollin.
Pak më vonë në dhomë kanë mbërritur reperi 24-vjeçar dhe një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, të cilët sipas denoncueses e kanë dhunuar në grup.
Kur pak më vonë e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e reja njoftoi disa nga miqtë e saj dhe ata shkuan në policinë e Rethymnon.
Pasditen e së hënës, policia arrestoi 30-vjeçarin shqiptar në portin e Heraklionit teksa po përgatitej të hipte në skafin e nisur për në Pire.
Reperi 24-vjeçar konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës së repit grek për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop dhe artisti tatuazhesh, i cili u gjet i vdekur në dyqanin e tij në vitin 2011.
Reperi ka shqetësuar më parë autoritetet teksa luante në një dokumentar të British Vice në Menidi, në pamjet e të cilit pozonte me automatik në duar.