Reagon kritiku i Trump/ Mitt Romney: Padia është e motivuar politikisht

BBC

Senatori republikan amerikan, Mitt Romney, i cili është një kritik i hapur i Donald Trump, tha se aktakuza kundër ish-presidentit amerikan është e motivuar politikisht.

Në një deklaratë, Romney tha se karakteri dhe sjellja e Trump e bëjnë atë të papërshtatshëm për detyrën, por prokurori i Nju Jorkut ‘është tendosur për të arritur deri te akuzat penale për krime në mënyrë që t’i përshtatet një axhende politike’.

Ai tha se askush nuk është mbi ligjin, por ‘të gjithë kanë të drejtë për trajtim të barabartë sipas ligjit’. Sipas tij, prokurori po krijon një precedent të rrezikshëm për kriminalizimin e kundërshtarëve politikë- gjë që ‘dëmton besimin e publikut në sistemin tonë të drejtësisë’.

Romney vazhdoi duke thënë se votuesit amerikanë ‘do japin në fund gjykimin e tyre  për të ardhmen politike të ish-presidentit’.

Senatori i Utah votoi kundër Trump në të dy gjyqet për shkarkimin e tij- i vetmi që votoi në gjyqin e tij të parë të shkarkimit dhe një nga shtatë republikanët që votuan kundër Trump në gjyqin e tij të dytë të shkarkimit.