Vdes 17-vjeçarja shqiptare, po udhëtonte me babain kur u ndje keq

Një adoleshente shqiptare ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze në Greqi.

17-vjeçarja ishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas kishte humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se vajza po udhëtonte me të atin nga Shqipëria, kur papritur u ndje keq në rrugë. 

Pasi humbi ndjenjat, babai e kishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj, ndërsa nuk dihet identiteti i saj.