Politikania feministe franceze kritikohet ashpër për foton në kopertinën e ‘Playboy’

Revista e fundit Playboy as nuk ka dalë ende në shitje - por tashmë ka ngjallur polemika.

Sekretarja e Shtetit për Ekonominë Sociale dhe Shoqatat e Francës, Marlène Schiappa ka shkaktuar bujë me një intervistë prej 12 faqesh mbi të drejtat e grave në edicionin e fundit të botimit historik.

Edhe pse revista njihet për lakuriqësinë në fotot e saj, Schiappa është “e veshur me një fustan të gjatë të bardhë” në të gjitha fotot, sipas zyrës së saj.

Por kjo nuk i pëlqeu shefes së saj, kryeministres Elisabeth Borne, e cila menjëherë thirri Schiappa për t'i thënë se intervista ishte "e papërshtatshme".

Një kopertinë që krijon mospajtim

Në intervistë, Marlène Schiappa, një feministe prej një kohe të gjatë, flet për të drejtat e grave dhe LGBT - në një kohë kur Franca po tronditet nga trazirat civile mbi reformat e diskutueshme të pensioneve të qeverisë.

Dhe kjo nuk i pëlqeu kryeministrit Borne, i cili thuhet se ka telefonuar Schiappa për të thënë se "nuk ishte aspak e përshtatshme, veçanërisht në periudhën aktuale".

Zyra e kryeministres i konfirmoi komentet e saj, të raportuara fillimisht nga kanali televiziv francez BFMTV.

Opozita u përfshi shpejt në diskutim, duke denoncuar intervistën dhe fotosesionin e Playboy si një mungesë respekti për francezët, me liderin e krahut të majtë që deklaroi në një postim në Twitter se Franca po dilte nga binarët.

Por për zonjën Schiappa, "gratë janë të lira në Francë" dhe ajo shkroi në Tëitter se "të mbrohet e drejta e grave për të pasur kontrollin e trupit të tyre, kjo është kudo dhe gjatë gjithë kohës".