Lëkundje të forta tërmeti në Kili, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi këtë mbrëmje zonën pranë shkretëtirës Atacama në Kili, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 60 kilometrash, shton EMSC, duke cituar Reuters.

Një ditë më parë një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 goditi pjesën lindore të Filipineve, pas së cilës agjencia shtetërore sizmologjike lëshoi ​​një paralajmërim për cunami.