Premier League/ Leeds merr tri pikët ndaj Nottingham, Leicester harron të fitojë

 

Përveç Chelsea-Liverpool që u mbyll me rezultatin 0-0, këtë martë u zhvilluan edhe tre takime të tjera të prapambetura, me Bournemouth-Brighton që u mbyll me rezultatin 0-2, me golat që u realizuan nga Ferguson në minutën e 27’ dhe Enciso në minutën e 90+1’.

Pas këtij takimi Bournemouth renditet në vend të 18-të me 27 pikë, teksa Brighton në vend të gjashtë me 46 pikë.

Leeds United mori fitoren minimale 2-1 ndaj Nottingham Forest, me golat që për vendasit i realizuan Harrison në minutën e 20’ dhe Sinisterra në minutën e 45+1’, teksa për miqtë shënoi Mangala në minutën e 12’.

Pas këtij takimi Leeds renditet në vend të 13-të me 29 pikë, teksa Nottingham në vend të 17-të me 27 pikë.

Leicester-Aston Villa u mbyll me rezultatin 1-2, për “dhelprat” rrugën drejt rrjetës e gjeti Barnes në minutën e 35’, teksa për miqtë realizuan Watkins në minutën e 24’ dhe Traore në minutën e 87’.

Pas kësaj ndeshje Leicetser vijon të vuajë në vend të 19’ me 25 pikë, teksa Aston Villa renditet në vend të shtatë me 44 pikë.