Meta: Lezha meriton më shumë shërbime dhe më pak taksa

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Lezhë me kandidatin e opozitës së bashkuar Pashk Gjoni.

Meta është shprehur se qytetarët dhe të rinjtë e Lezhës meritojnë më shumë shërbime dhe më pak taksa, më shumë transparencë dhe aspak arrogancë.

Postimi i Metës:

Qytetarët e Lezhës meritojnë më shumë shërbime dhe më pak taksa, më shumë transparencë dhe aspak arrogancë.

Të rinjtë e Lezhës meritojnë mirëqenie dhe të ardhme dhe jo varfëri dhe shpopullim.

Prandaj në Lezhë duhet Ndryshim dhe ky Ndryshim është i padiskutueshëm, sepse më 14 Maj qytetarët e Lezhës do të votojnë për Dr.Pashk Gjonin, i cili do t’ia rikthejë Bashkinë qytetarëve dhe Lezhën në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.