Avokatët e Trump: Zhgënjyese, nuk ka fakte/ Gjykata nuk e pengon ish-presidentin të flasë publikisht
Pas zhvillimit të seancës në një gjykatë në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump, reaguan avokatët e tij.
Ata thanë se padia me 34 akuza ishte zhgënjyese.
Sipas tyre, ajo nuk ka asnjë fakt.
Ndërkohë ish-presidenti e deklaroi veten të pafajshëm për akuzat.
Padia ka nisur të publikohet nga media. Prokuroria thotë se Trump ka manipuluar regjistrat e biznesit.
Sipas AP, akuzat deri tani janë më shumë kundravajtje se krime penale.
Ndërkohë gjykata nuk ka miratuar një urdhër heshtje.
Kjo do të thotë se Trump do vazhdojë të flasë publikisht për çështjen.