57 minuta në gjykatë/ Donald Trump del nga salla dhe ikën në Florida
Ka zgjatur vetëm 57 minuta e gjithë seanca gjyqësore që nga dorëzimi në polici, komunikimi i akuzave ndaj tij dhe më pas leximi i dosjes në gjykatë dhe deklarimi i pafajshëm i ish-presidentit Donald Trump, ndaj akuzës së Prokurorisë së Manhatanit.
Mediat amerikanë bëjnë të ditur se, Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhatan.
Ai nuk bëri asnjë koment dhe nuk ju përgjigj pyetjet e gazetarëve. Ai qëndroi në gjykatë për rreth 57 minuta.
Aktualisht ai po kthehet në shtëpinë e tij në Florida.
Sipas medieve amerikane, Trump pritet që të flasë më vonë në lidhje me akuzat zyrtare ndaj tij.