Kristjan Asllani sërish në stol, formacionet e derbit të Italisë

Juventusi dhe Interi zbresin në fushë  në këtë mbrëmje në aktin e parë të gjysmëfinales së kupës së Italisë. Konfirmohen nga shtypi italian lëvizjet e dy trajnerëve sa u përket formacioneve.

Lajmet që qarkulluan një ditë më parë janë konfirmuar. Gatti sërish me Bremer dhe Danilon në mbrojtje, Perin në portë. Di Maria dhe Vlahovic janë kthyer si titullarë në sulm.

 

Pak ndryshime nga Simone Inzaghi, i cili aktivizon Handanovicin në portë dhe D’Ambrosion në mbrojtje. Dimarco, Dzeko dhe Lautaro janë në formacion. Në rolin e regjisorit është ende radha e Brozovici, ndërsa Kristjan e Asllani dhe Bellanova.