‘Si mund të më thuash lodër?'/ Debati Efi-Kristi: Po më ofendon

Efi dhe Kristi kanë pasur një debat gatë ditës së sotme pasi ky i fundit e ka quajtur atë “lodër”.

Ajo i’u drejuatr  atij duke i thënë se nuk është një lodër pasi nuk ka hyrë në shtëpi për të argëtuar askënd.

Efi u shpreh se e sheh si ofendim krahasimin që ai bëri. Ajo shtoi se ka dalë jashtë nga një nominim shumë i fortë dhe se janë njësoj  të fortë të dy në atë lojë.

Kristi u shpreh se rihyrjen e  saj dhe të banorëve të tjerë, e sheh si argëtim për banorët e vjetër, ndaj e tha atë që ajo dhe Bledi të reagonin.