‘Elbasani është kthyer në fjetore gjigante’/ Boçi: Të rinjtë kanë ikur se kanë humbur shpresën

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar me shqetësim për një fenomen që i ka ndodhur qytetit, ku sipas tij është kthyer në një fjetore gjigante.

‘Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur se kanë humbur shpresën! Të bëjmë gjithçka që pjesën më vitale të qytetit, të rinjtë e tij, t'i mbajmë këtu duke u krijuar mundësi!’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

📍Elbasani është kthyer në një fjetore gjigande ku banorët, të rinjtë kryesisht, ikin në mëngjes punojnë dhe e kalojnë ditën në Tiranë dhe vijnë në mbrëmje vetëm për të fjetur. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur se kanë humbur shpresën! Të bëjmë gjithçka që pjesën më vitale të qytetit, të rinjtë e tij, t'i mbajmë këtu duke u krijuar mundësi!

#Ndryshojmënë14Maj #BanNdryshimin #BashkëFitojmë #LuçianoBoçi