Shtatë të vrarë dhe shumë tjerë të bllokuar nga një ortek bore në Indi

Të paktën shtatë turistë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë dyshohet se janë bllokuar si pasojë e një orteku të madh të ndodhur në Indi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se incidenti ndodhi rreth orës 12:20 pasdite pranë Nathu La, i cili është një vend i njohur turistik dhe ndodhet në një lartësi prej 4,310 metrash mbi nivelin e detit, afër kufirit Indi-Kinë në Sikkim.

Ndërkohë sipas zyrtarëve në Indi, rreth 30 persona u plagosën në incidentin në shtetin e vogël malor, ndërkaq 22 persona janë shpëtuar deri më tani dhe janë dërguar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore.