Kufiri i NATO-s me Rusinë dyfishohet me anëtarësimin e Finlandës
Flamuri i Finlandës pritet të ngrihet në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel.
Fqinji perëndimor i Rusisë do bëhet anëtari i 31-të i alenacës perëndimore.
Sipas BBC, presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken do marrin pjesë në ceremoni.
Anëtarësimi i Finlandës është një goditje për Vladimir Putinin, që vazhdimisht ishte ankuar për zgjerimin e NATO-s përpara se të niste pushtimin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Gjatësia e kufirit që ndan Rusia me vendet anëtare të NATO-s tani pritet të dyfishohet.
Finlanda ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë dhe aplikoi për anëtarësim në NATO majin e kaluar për shkak të luftës ruse në Ukrainë.
Finlanda kishte miratuar më herët një politikë të mosangazhimit. Por pas pushtimit të Ukrainës, ata zgjodhën mbrojtjen e Nenit Pesë të NATO-s, që thekson se një sulm ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve.
Në fakt, kjo do të thotë se nëse Finlanda do sulmohet apo do të pushtohet, të gjithë vendet anëtare – përfshirë Shtetet e Bashkuara- do i vijnë në ndihmë.
Pushtimi rus i Ukrainës bëri që 80 përqind e opinionit publik finlandez të përkrahin anëtarësimin në NATO.