Kryeredaktori i ‘Piranjave’: Italiani i intervistuar nga Bledian Koka ka thënë të vërtetat e tij

Kryeredaktori i emisionit investigativ ‘Piranjat’, Taulant Kopliku ka reaguar pas deklaratave dhe padisë ndaj gazetarit Bledian Koka, se lajmi për italianin që denonconte kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin jashtë standardeve, është jo serioz.

Dëgjojnë çdo ditë Alfred Çakon që flet për alienët që komandojnë mendjen e Presidentit amerikan, i ftuar në studiot "serioze" të Tiranës, dëgjojnë prej nja 7 vitesh çdo ditë se si Ngjela paralajmëron arrestimet e FBI, në studio të tjera "serioze" të Tiranës, analizojnë çdo deklaratë të Nuredin Dumanit, thotë apo jo të vërtetën, por Bledian Koka dhe Piranjat që intervistojnë një italian, i cili pretendon të vërtetat e tij, dhe merr përgjegjësi për gënjeshtrat, qënkan jo seriozë. Më e bukura është se italianit i hapën letrat si mashtrues kur ai po thotë të tjera gjëra.

Të ishte kështu, Falkone e kishte hedh Bushetën nga ballkoni i zyrës, se fundja vrasës ishte’, shkruan Koplikaj në Facebook.