", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/04/auto_big-brother1680607663.jpg", "width": 900, "height": 617 } }

Rrezikon eliminimin? Banori i 'BBV' thyen rregullat e shtëpisë, përdori fjalor të pisët

Vëllai i Madh i dha mundësinë banoreve që të rrisin vlerën e çmimit të madh duke bërë xhiro rreth pishinës. Për çdo xhiro çmimi do të rritej me 50 euro.

Vlera e rritur do ishte e vlefshme vetëm për aq xhiro sa do ishin të përfshirë të gjithë banorët.

Mirëpo Kristi ka zgjedhur të heqë dorë nga sfida, ndërkohë banorët e tjerë reaguan të revoltuar ndaj veprimit të tij.

Gjatë momentit që Kristi u largua nga sfida, në sfond u dëgjua zëri i Bledi Manes i cili tha një fjalë të pisët duke thyer kështu një ndër rregullat e shtëpisë së “Big Brother VIP”,atë të mospërdorimit të një fjalori jo te përshtatshëm.

“Po, po ka** në p**”, është fjala e përdorur nga gazetari dhe videoja është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ndjekësit tashmë  janë kurioz të dijnë nëse Vëllai  i Madh do të dërgojë në shtëpi një zarf të zi për Bledin.

Nga ana tjetër, banorët arritën që të fitojnë vetëm 400 euro nga provë që iu dha Vëllai i Madh.

@newsmedia.albania21

Degradon situata në shtëpinë e BBV/ “Po, po ka** në p**”

♬ original sound  - newsmedia.albania21