VIDEO e rëndë/ Vazhdon masakra në rrugë: Kamioni përplas për vdekje 'Olsi Policin' në Tiranë

Vazhdon masakra në rrugët shqiptare. Sërish një këmbësor u bë viktimë në kryeqytet.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Kastriotët’, në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit në Tiranë.

Drejtuesi i kamionit K.F ka përplasur për vdekje në vijat e bardha këmbësorin Oligert Dikën, 32-vjeç.

I riu ishte një personazh i njohur në rrjetet sociale si 'Olsi Polici', videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe një mbante tabelë në dorë.

Nga sa mësohet dyshohet se Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

"Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit," njofton policia.