FOTO/ Bad Bunny dhe Kendall Jenner kapen ‘mat’ së bashku duke kalëruar
Bad Bunny duket se është i dashuri perfekt, që të mbështet në çdo pasion tëndin. E themi këtë pasi së fundmi çifti më i ri janë fotografuar duke kalëruar së bashku.
Siç e dimë tashmë, modelja është shumë e apasionuar pas kuajve, madje ka disa të tillë për të cilët kujdeset vetë.
“TMZ” ka siguruar disa foto ekskluzive të dyshes duke kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin në Qendrën e Kuajve të Hidden Hills.
Nga imazhet Kendall dhe Bad Bunny duken shumë të lumtur.