EMRI/ Plagosja e trefishtë në Laprakë, vetëdorëzohet në polici autori me dy emra
Autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë të Tiranës, Altin Mergjyshi (Deda), i cili njihet edhe me emrin Elton, i janë vënë pranga këtë të martë pasi u vetëdorëzua në polici.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Altin Mergjyshi (Deda), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit Masimo Sorvillo, 44 vjeç, Roxhersa Rrapollari., 40 vjeçe dhe Viktor Rrapollari, 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
40-vjeçari Mergjyshi pasditen e së hënës plagosi me thikë italianin Masimo Sorvillo, bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj, 64-vjeçarin Viktor
Mësohet se në deklarimet paraprake, Mergjyshi ka pretenduar se italiani e kishte hequr pa të drejtë nga puna, pasi e kishte ndihmuar për të hapur fabrikën për të blerë pajisjet. Sipas tij kur ka kaluar tek lokali tre të plagosurit e kanë provokuar dhe për pasojë i ka goditur më pas.