Trashëgimtarja e familjes ‘Shurdha’ ironizon Benet Becin: ‘Ftesa’! I jena vu fort...'aman a po vjen’
Një prej pjestareve të familjes së njohur shkodrane ‘Shurdha’, Nermin Shurdha ka ironizuar vizitën e kandidatit të socialistëve për Bashkinë Shkodër, Benet Becit në shtëpinë muze në pronësi të kësaj familjeje.
Kandidati i PS-së, Benet Beci, në një postim në Facebook shkruante se pas ftesës së familjes Shurdha ai ka shkuar dhe e ka vizituar.
Por për trashëgimtaren Ermin Shurdha kjo është një e pavërtetë, duke shkruar se ‘fatkeqësia e shpive muze' asht se janë të hapuna për gjithkend’.
‘Por edhe nuk e konceptoj si mundet me hi në nji shtëpí ku çdo element bërtet ndaj partisë që ka zgjedh më përfaqësu’, vijon më tej Nermin Shurdha.
Postimi i plotë:
"Ftesa" ??? i jena vu fort si rod në fakt "Aman a po vjen!!" ???
Fatkeqësia e shpive muze' asht se janë të hapuna për gjithkend. Por edhe nuk e konceptoj si mundet me hi në nji shtëpí ku çdo element bërtet ndaj partisë që ka zgjedh më përfaqësu... ?