Sipas asaj që është bërë e ditur, treni ka dalë nga shinat si pasojë e përplasjes me një makinë ndërtimi.

“Ishte si një film, dritat u fikën, u bë errësirë, njerëzit po përpiqeshin të dilnin nga treni,” tha për mediat 20-vjeçari Anwar, një nga rreth 50 pasagjerët në tren.

“Pashë tre të plagosur, dikush bërtiti, pashë se ishte shoferi i trenit. Kam ndihmuar disa njerëz që kishin shumë dhimbje. Ne thirrëm 112, ata mbërritën për 10 minuta. Na kanë ndihmuar edhe banorët e fshatit”, shtoi 20-vjeçari.

Scenes from Voorschoten, near The Hague in Netherlands where a train derailed in the early hours, sending two carriages into a field next to the tracks.

One person died and some 30 passengers were injured, many of them seriously. More here: https://t.co/owUrka6Dl6 pic.twitter.com/1e5r3Ofl58

— Bloomberg TV (@BloombergTV) April 4, 2023

Pali, i cili po udhëtonte me miqtë e tij, foli për një “goditje të madhe”. “Pashë xhamin e thyer dhe më pas pashë pasagjerë të gjakosur nga vagonët e tjerë. Fatmirësisht nuk u lënduam”, tha ai.

Një nga të parët që ndihmoi pasagjerët e trenit ishte një fermer, shtëpia e të cilit është afër daljes nga shinat: “Disa u plagosën në kokë, të tjerë në këmbë.

Të parët që zbritën nga treni, ishin në gjendje shumë të keqe.

 “Nuk dinin ku të shkonin, në sytë e tyre shihja frikën. Njëri më tha se gjithçka ndodhi kaq shpejt, para se të mbyllte sytë ishte në dysheme. Nëse e keni parë shkatërrimin dhe jeni gjallë, jeni shumë me fat”, tha njeri prejt tyre.

Zugunglück nahe Den Haag: Mindestens ein Toter, 30 Verletzte #accident #news #travel #niederlande #denhaag #leiden #nachtzug #voorschoten #z pic.twitter.com/U13hX8lWvC

— k! News Deutsch (@knews_deu) April 4, 2023

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ofroi ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personit që ka humbur jetën.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/04/auto_aksident1-600x3601680597311.webp", "width": 600, "height": 360 } }

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Holandë, dëshmitë e pasagjerëve: Ishte si një film, ndjemë një goditje të fortë

Holanda është tronditur nga tragjedia me një të vdekur dhe 30 të plagosur, si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh me një makinë ndërtimi pranë  fshatit Voorschouten, midis Hagës dhe Leiden.