Theri me thikë tre persona, autori akoma në arrati/ Ja si është gjendja e të plagosurve

3 personat te cilët mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Laprakës, Viktor Rrapollari me të bijën Rigera Rrapollari dhe bashkeshorti i kesaj të fundit, shtetasi italian Masimo Masovile janë në gjendje të stabilizuar.

Viktor Rrapollari i cili ishte në gjendje kritike për jetën pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën. Ndersa autori i plagosjes së trefishtë Altin Mergjushi ende nuk është arrestuar nga policia, pika kontrolli janë ngritur që pak minuta pas ngjarjes por ai ende është në arrati.

Familjarë të autorit dhe familjes Rrapollari janë marrë në pyetje dhe kanë rrëfyer për konfliktet të cilat kanë nisur pasi shtetasi italian ka shkëputur marrëdhëniet e punës me autorin e ngjarjes.