Erdogan i tërbuar me ambasadorin amerikan
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të hënën se nuk do të presë më ambasadorin amerikan Jeffrey Flake pasi diplomati amerikan u takua me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu , disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit.
“Kjo nuk është e duhura, përpiquni të përdorni pak trurin tuaj. Ju jeni një ambasador. Kontakti juaj këtu është presidenti”, tha zoti Erdogan dje, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Anadolu.
“Si ambasador duhet të dish rolin tënd. Si guxoni të kërkoni një takim me presidentin? Dyert tona janë të mbyllura për të ”, shtoi kreu i shtetit, sipas të njëjtit burim.
Z. Kilicdaroglu është kundërshtari i zotit Erdogan në zgjedhjet presidenciale të 14 marsit dhe, sipas sondazheve, ka një shans për të pasuar presidentin në largim, i cili ka qenë në pushtet - fillimisht si kryeministër, pastaj si president - për më shumë se 20 vjet.
Presidenti Erdogan reagoi në këtë mënyrë ndaj takimit të Flake me Kilicdaroglu në selinë e Partisë Popullore Republikane (CHP) në kryeqytetin turk, Ankara, në fund të marsit.
Sipas Anadolu, zoti Erdogan u shpreh me një ton veçanërisht të zemëruar për vizitën e zotit Flake te rivali i tij të dielën, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Ujqërve Gri, krahu rinor i partisë së ekstremit të djathtë MHP, partneri i tij qeverisës .
Dy partnerët, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e zotit Erdogan dhe MHP, po punojnë gjithashtu së bashku përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale muajin e ardhshëm.
Departamenti i Shtetit amerikan nga ana e tij, thekson se takimi i zotit Flake me kreun e opozitës dhe kandidatin për president, Kemal Kilinçaroglu, u zhvillua në kuadër të detyrave diplomatike të ambasadorit amerikan.
Në veçanti, në njoftimin e përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit thuhet:
“Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit takohen rregullisht me anëtarë të qeverisë dhe medias, parti të ndryshme politike, shoqëri civile dhe kolegë diplomatë si pjesë e detyrave të tyre diplomatike lidhur me të kuptuarit e zhvillimeve në vendet e misionit të tyre. E njëjta gjë vlen edhe për ambasadorin Flake në Turqi ”