VIDEO/ Pamjet e shpërthimit: Momenti kur vritet propagandisti i Putinit
Mediat kanë publikuar pamjet kur vritet propagandisti i Vladimir Putinit.
Vladlen Tatarsky humbi jetën në vend nga një shpërthim që plagosi dhjetëra të tjerë në një kafene ku ai po mbante një aktivitet.
Një 26-vjeçare, e quajtur Daria Trepova hyri në kafene në Shën Petersburg dhe i dorëzoi atij një statujë të mbushur me eksploziv.
Në video shihet momenti kur Tatarsky hap statujën me imazhin e tij, duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.
Ngjarja e rëndë ka ndezur spekulimet se regjimi i Putinit ka nisur shpërbërjen nga brenda.