Lideri i ISIS i vrarë në Siri, përgjegjësi për sulmet e rënda terroriste në Francë

Ushtria amerikane njoftoi se ka vrarë një udhëheqës të grupit xhihadist të Shtetit Islamik, përgjegjës për sulmet terroriste në Evropë. Ai thuhet se u vra në një sulm ajror amerikan në Siri të hënën, sipas zyrtarëve amerikanë.

Khalid Aydd Ahmed al-Jaburi, ishte njeriu që mori përgjegjësinë për një seri sulmesh vdekjeprurëse në Evropë gjatë kohës kur ISIS kontrollonte pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, ku drejtonte një "kalifat" të vetëshpallur.

Al-Jaburi tha gjithashtu se qëndronte ai pas sulmeve në Paris më 13 nëntor 2015, të cilat lanë 130 të vdekur; si dhe një sulm në Nice më 14 korrik 2016, i cili vrau 86 persona.

Gjithashtu edhe për sulmet në vitin 2016, tre sulme vetëvrasëse në Belgjikë ku u vranë rreth tridhjetë njerëz në total. Një vit më pas, sulmet e ndërmarra nga ISIS në Spanjë gjatë gushtit lanë 16 të vdekur.

Komanda ushtarake amerikane tha se sulmi i së martës u krye në veriperëndim të Sirisë dhe se asnjë civil nuk u vra apo u plagos në sulm.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), një dron amerikan shënjestroi al-Jaburi në provincën e Idlib, në një zonë të kontrolluar nga xhihadistët.