Kafe me mjekun Armor Dino, Boçi: Vlerësova këshillat për 'ndërhyrjet kirurgjikale' që duhen realizuar në Elbasan
“E vlerësova konsideratën dhe këshillat prej mjeku të dr.Armorit për "ndërhyrjet kirurgjikale" që duhen realizuar në Elbasan për ta kthyer në një qytet të shëndetshëm”, shkruan Boçi ne facebook.
Postimi i plotë:
Me mjekun dhe qytetarin e mirë Armor Dino
Kënaqësi e veçantë biseda me mikun tim Armorin dhe zonjën e tij. Më pëlqejnë njerëzit që flasin hapur dhe pa doreza. E vlerësova konsideratën dhe këshillat prej mjeku të dr.Armorit për "ndërhyrjet kirurgjikale" që duhen realizuar në Elbasan për ta kthyer në një qytet të shëndetshëm. Të marrësh privilegjin e drejtimit të qytetit do të thotë ta duash dhe ta mbrosh atë. Ditë të mbarë të gjithëve.