Testamenti që 'trazoi' një shtet të tërë

Dokumentet që arkivi publikon sot faktojnë se si Ali Agjah Bej Elbasani (firmëtari i pavarësisë) të gjithë pasurinë e tij e vuri në dispozicion të arsimit shqiptar.

Agjahu e përpiloi testamentin përpara një noteri në Romë në vitin 1918 por Shqipëria nuk kishte ligj për njohjen e dokumentit ndaj 4 vite me vonë Këshilli i Ministrave vendosi hartimin e një ligji të posatshëm për njohjen e testamentit me qëllim për ta çuar në fund dëshirën e testatorit që paratë do i dhuronte për përparimin e arsimit kombëtar.

Ali Agjahu dhuroi të gjithë pasurinë e tij të patundshme dhe monetare, shtëpinë e tij të banimit në Elbasan, dyqanet, hanet në qendër të Tiranës për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Testamenti i Ali Agjahut u zbatua në vitet 1936-1937 dhe një shkollë e ndërtuar në Elbasan nga këto të ardhura mori emrin “Ali Agjahu” emër të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot.