VIDEO/ Ervin Bushati: Tirana qytet i ndotur, ka shumë pluhur!

Ish-kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati e pranon se Tirana është një qytet i ndotur. 

Çim Peka Live, Bushati tha se fluksi i ndërtimeve vitin e fundit ka bërë që kryeqyteti të mbulohet nga pluhuri. 

Megjithatë ai bën me faj firmat e ndërtimit, por edhe bashkinë që nuk merr masa.

"Ky vit ka patur më shumë ndërtime dhe ka patur shumë pluhur. Ky vit ka patur shumë ndërtime. Dhe firmat e ndërtimit mendoj se bashkia duhet t'i ndjekë", tha ai.