Trump zbarkon në New York, të martën ish-presidenti del para Gjykatës
Avioni i ish-presidentit Donald Trump, "Trump Force One", u ul në aeroportin LaGuardia në Nju Jork të hënën pasdite, pasi udhëtoi nga Florida.
Para se të hynte në "Trump Tower" ai është përshëndetur me një grup mbështetësish që ishin mbledhur aty.
Trump do të paraqitet ditën e nesërme para Gjykatës së Manhatan, pas një aktakuze të jurisë së madhe për pagesa të pretenduara të parave, fshehur, për yllin e pornos Stormy Daniels dhe ish-modelen e playboy Karen McDougal përmes ish-avokatit të tij Michael Cohen.
Avokatët e Trump thanë të dielën se ai pret të bëjë një mocion për të hedhur poshtë ccdo akuzë që rrjedh nga hetimi i prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.
Paraqitja e Trump para Gjykatës në New York do të bëhet gjatë ditës së martë, 4 prill.
Në aktakuzë thuhet se Trump i pagoi Daniels 130 mijë dollarë dhe McDougal 150 mijë dollarë përmes Cohen, i cili u deklarua fajtor për kryerjen e këtyre pagesave.