Igli Cara tregon pse vendosi të kandidojë për kryetar bashkie në Durrës
Kandidati për kryetar bashkie në Durrës nga radhët e opozitës, Igli Cara në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV tha se të gjithë faktorët opozitarë në qytetin bregdetar janë bashkë, si asnjëherë më parë.
Cara tregoi gjithashtu arsyen pse vendosi të kandidojë, duke theksuar se kandidimin për zgjedhjet lokale më 16 maj e shikon si një garë për t’i shërbyer qytetit ku ai jeton.
“E kam parë si një garë që i shërbej qytetit tim. Mund të më behet pyetje, pse jo në 6 mars? Në 2021 ishte pjesë e garës për deputet. Erdhi momenti koha e duhur dhe pas konsultimeve, vendosa të kandidoj për ti shërbyer qytetarëve të Durrësit.
Zotin Agron Duka dua ta falenderoj për mbështetjen që më ka dhënë. Ai ka qenë i hapur për bashkëpunim për qytetin e Durrësit.
Këtë radhë në Durrës të gjitha forcat politike opozitare janë bashkë. Si asnjëherë tjetër e gjithë opozita është bashkë.
Ata vendosën që Durrësi duhet të ketë vetëm një kandidat. Pra nuk kemi ndarje, të paktën sa i përket kandidimit për kryetar. Nuk ka ndodhur më parë që të ketë një konsensus të tillë”, tha ndër të tjera Igli Cara.