14 maji/ Lefter Maliqi: Beteja ime me zyrën e bërë pis nga krimi dhe korrupsioni!
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi flet për situatën elektorale para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Maliqi deklaroi se “Kuçova është kthyer në një bastion të krimit dhe jo të rilindjes”, ndërsa tha se çdo gjë në qytet është e shkatërruar.
Sipas tij, rival në këto zgjedhje do jetë “një zyrë që është bërë pis me korrupsion dhe servilizëm”, duke iu referuar asaj të kryebashiakut aktual të qytetit.
"Unë i kam dhënë provat në bashkinë e Kuçovës. Kuçova është kthyer në bastion të krimit dhe jo të rilindjes. Demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri janë në nivelet më të larta, kështu që koalicioni është tejet i fuqishëm", tha ai.