VIDEO/ Një ditë pas aksidentit tragjik në Astir, qytetarët kalojnë në mes të autostradës!

Zona e Astirit është ndër më problematiket në kryeqytet për kalimet e këmbësorë.

Qytetarët kapërcejnë trafikndarësen e aksit të unazës së madhe duke u bërë burim aksidenti dhe shpesh përfundon edhe me humbje jete.

Pas aksidentit të djeshëm, ku mbeti i vdekur një 67-vjeçar, këmbësorët nuk janë ndërgjegjësuar.

Sot, siç duket edhe në këtë video, një i moshuar kalon në këmbë autostradën duke rrezikuar jetën

Ndërkohë që vijat e bardha dhe semafori janë vetëm pak metra më larg.