Padia ndaj Trump/ Soros dhe mediat nuk duhet të luajnë më rolin e budallait
Nga Tom Joyce, WASHINGTON EXAMINER
Nëse i nënshtroheni leximit të medias tradicionale, mund të mendoni se ish-presidenti Donald Trump dhe guvernatori Ron DeSantis kanë përhapur teori konspirative antisemitike të pabazuara kohët e fundit.
Kjo është narrativa e medias pasi gazetarët liberalë minimizojnë lidhjen mes parave të George Soros dhe pozicionit të Alvin Bragg si prokuror i qarkut të Nju Jorkut.
Ndërsa Trump, DeSantis dhe republikanë të tjerë janë zemëruar që prokurori liberal i qarkut paditi ish-presidentin, media dhe vetë Soros pretendojnë se nuk ka asnjë lidhje mes megadonatorit hungarez dhe zyrtarit të zgjedhur liberal. Ata duhet të ndalojnë së gënjyeri publikun.
Business Insider publikoi një artikull me titull: “George Soros thotë se ai nuk ka kontribuar kurrë për prokurorin Alvin Bragg, pavarësisht pretendimeve antisemitike nga e djathta”. USA Today doli me titullin: “Donald Trump përdor retorikë antisemitike për të marrë donacione politike pas aktakuzës”. Dhe Yahoo News kishte një artikull të titulluar: “Trump, DeSantis dhe republikanë të tjerë po nxistin një fushatë antisemitike ndaj Soros pas akuzës nga Bragg”.
Por çfarë kanë thënë kaq të rëndë Trump dhe DeSantis? Asgjë në fakt.
DeSantis tha se Bragg e kishte përdorur sistemin si armë politike dhe vuri në dukje lidhjen Bragg-Soros.
“Përdorimi si armë i sistemit ligjor për të avancuar një axhendë politike e kthen sundimin e ligjit me kokë poshtë,” shkroi DeSantis. “Kjo është joamerikane. Prokurori i qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka përkulur vazhdimisht ligjin për të ulur vlerësimin e krimeve dhe për të justifikuar veprat kriminale. Megjithatë, tani ai po e shtrin ligjin për të shënjestruar një kundërshtar politik. Florida nuk do ndihmojë në një rast ekstradimi, duke pasur parasysh rrethanat e dyshimta në diskutim me këtë prokuror të mbështetur nga Soros dhe axhendën e tij politike”.
Dhe Trump postoi se si Bragg përfitoi nga paratë e Sorosit.
“Sapo doli: Prokurori i qarkut, Alvin Bragg ka marrë më shumë se një milion dollarë nga armiku i majtë radikal i Trump, George Soros,” shkroi ai.
Ndërsa Trump e ka gabim për shumën e dollarëve, ndjenja e këtyre dy politikanëve konservatorë është e saktë.
Për shkak të kufizimeve të ligjit për financimin e fushatës, shumica e donacioneve politike të Soros shkojnë për komitetet e veprimit politik. Soros dhuroi 1 milion dollarë për ‘Color of Change’ në vitin 2021, një komitet i veprimit politik që mbështeti Bragg. Është një ekzagjerim të thuhet se të gjitha paratë që Soros i dhuroi për këtë komitet, shkuan për të mbështetur një kandidat. Megjithatë, nuk ka asgjë të keqe të vësh në dukje lidhjen e Soros.
Për më tepër, Qendra e Politikave të Shoqërisë së Hapur dhuroi 7 milionë dollarë për ‘Color of Change’ në vitin 2020. Duke qenë se Soros ka themeluar Fondacionet e Shoqërisë së hapur, ekziston një lidhje mes tij dhe komitetit të veprimit politik që i mbështet këta kandidatë për prokurorë qarku.
Soros është një demokrat që mbështet politikanët që tregohen të butë me krimin, të cilët çojnë në shtimin e krimeve në qytete. Ndërsa krimi rritet në SHBA, dyshimi se Trump ka bërë seks me një pornostare 20 vjet më parë, duhet të jetë më pak i rëndësishëm se vrasjet dhe grabitjet që po ndodhin në qytetin më të madh të Amerikës.
Nuk ka rëndësi nëse Soros e njeh apo jo prokurorin e qarkut personalisht. Bragg është lloji i politikanit që pëlqen Soros- dhe Bragg ka përfituar nga paratë e megadonatorit.
Sikur media tradicionale të ishte e sinqertë me lexuesit dhe të pranonte se politikanë të tillë si Trump dhe DeSantis kanë të drejtë...