VIDEO+EMRAT/ Njëri nga të plagosurit në gjendje kritike për jetën, i plagosur dhe një italian e një grua

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku janë plagosur 3 persona dhe autori është në kërkim.

Autori është identifikuar si Altin Mergjyshi, 40 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç, shtetasen R. Rrapollari, 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.

Si pasojë 3 personat janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, ndërsa 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë pasi është prekur nga sulmi me thikë, në zemër dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi është në gjende kritike për jetën.

Ndërsa dyshohet se është i plagosur dhe nje shtetas italian ai është jashtë rrezikut për jetën, italiani mësohet se është plagosur në shpinë, ndërsa gruaja ka marrë dëmtime në dorë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.