Sherr me thika në një lokal në Tiranë, 3 të plagosur

Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur pas një sherri masiv në një lokal në zonën e Laprakës, Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, personat e plagosur janë qëlluar me thikë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.