Tjetër ndryshim në pankinën e klubit gjerman, Stuttgart shkarkon teknikun Labbadia
Klubi i Stuttgart njofton se ka shkarkuar teknikun Bruno Labbadia nga drejtimi i skuadrës së parë për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat.
Klubi gjerman ka gjetur menjëherë edhe trajnerin e ri, që do të jetë Sebastian Hoeness, i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025.
Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për Stuttgartin që e sheh veten në vendin e fundit në renditjen e Bundesligës, me vetëm 20 pikë të grumbulluara në 26 ndeshje të luajtura. Hoeness do të jetë tekniku i katërt që do të marrë drejtimin e klubit këtë sezon.