Chelsea nis menjëherë punën, ja kush mund ta mund ta zëvendësojë Potter

Pas rezultateve negative dhe thuajse jashtë Champions League sezonin e ardhshëm, Chelsea njoftoi largimin e trajnerit Graham Potter. Aventura e trajnerit anglez me “blutë e Londrës” zgjati vetëm 7 muaj.

Tashmë Chelsea kërkon të shpëtojë sezonin që ka mbetur dhe në listën e londinezëve është emri i teknikut gjerman. Sipas “The Sun”, Julian Nagelsmann është trajneri që mund të marrë drejtimin e Chelsea për pjesën e mbetur të sezonit.

Ky i fundit u shkarkua nga detyra e tij si teknik i Bayern Munchen pak ditë më parë dhe vendin e tij e zuri Thomas Tuchel. Nagelsmann arriti të fitojë Bundesligën gjermane me bavarezët sezonin e kaluar.