Dinamo fiton ndaj Korabit, Blutë rikthehen në vendin e dytë
Dinamo e mbyll me sukses sfidën e javës së 21-të ndaj Korabit. Blutë e kryeqytetit mposhtën në stadiumin Selman Stermasi dibranët me shifrat minimale 1-0. Sfida nuk rezultoi e lehtë për vendasit teksa goli vendimtar u shënua vetëm në minutën e 76-të falë Redon Danajt që përballë portierit Ëyrani nuk gaboi dhe shkundi rrjetën.
Të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti më pas e ruajtën me fanatizëm rezultatin që është tejet i rëndësishëm për objektivat sezonale. Pas këij trepikëshi, Dinamo ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke u rikthyer në vendin e dytë teksa zbriti Flamurtarin një vend më poshtë me vlonjatët që ndjekin me 38 pikë.
Nga ana tjetër, Korabi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë duke u larguar disi nga treshja (Skënderbeu, Dinamo, Flamurtari) që pretendojnë rikthimin në Superiore.