Shikoni reagimin gjenial të Messit pasi u vërshëllye nga tifozët e PSG-së
Në rrjetet sociale është publikuar reagimi i Lionel Messit për momentet kur fansat e tij e kanë vërshëllyer mbrëmjen e djeshme.
Messi është kritikuar prej javësh nga tifozët e Paris Saint Germain për shkak të asaj që ata besojnë se është mungesa e motivimit gjatë kohës që është në fushë me fanellën e klubit të tyre, edhe pse paguhet shumë për këtë.
Rezultatet e tij nuk janë aq të mira sa ato që na mësoi në Barcelonë dhe Argjentinë dhe mbështetësit e klubit parizian e konsiderojnë atë si fajtorin kryesor për eliminimin nga Liga e Kampionëve kundër Bayernit.
He’s not bothered lmaoo pic.twitter.com/exP72TUW7e
— JJ?? (@jovicism1) April 2, 2023
Ndaj, ai thuajse në çdo ndeshje, kur spikeri zyrtar thotë emrin e tij, vërshëllehet dhe kështu ka qenë edhe mbrëmë para derbit me Lionin. Këtë herë bilbilat ishin edhe më dominuese se zakonisht.
Njëri pas tjetrit, Kylian Mbappe dhe Messi ishin në altoparlantin e spikerit. Teksa sulmuesi francez u prit me ovacione të mëdha, Messi u shoqërua me vërshëllima.
Lionel Messi's reaction to Mbappe when PSG fans whistled him? pic.twitter.com/dKhHiQ5cmx
— Trig (@Kharlerh) April 2, 2023
Kamerat kapën Messin në momentin kur po vërshëllehej. Si një zotëri i vërtetë, ai vetëm qeshi së bashku me Mbappe, duke aluduar për ovacionet që mori shoku i tij i skuadrës.
Gazetari spanjoll Dani Gil, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme, ka regjistruar reagimin e tifozëve të PSG-së, por edhe përgjigjen prej një zotërie të Messit. Ai ka theksuar se këto vërshëllima vetëm sa i intensifikojnë thashethemet për rikthimin e tij në Barcelonë.