Një tjetër shans për Asllanin, Inzaghi e projekton titullar në supersfidën ndaj Juves
Një lajm pozitiv për Interin që po mundohet të rinisë ndaj Juventusit pas disfatës me Fiorentinën që ishte e dhjeta këtë sezon në kampionat. Federico Dimarco është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme që zikaltrit do të luajnë kundër Juventusit në Coppa Italia.
Anësori i majtë do të thirret për këtë ndeshje, ndryshe nga Skirniar dhe Calhanoglu edhe pse Dimarco e ka të vështirë që të startojë.
Me këto ndryshime të detyrueshme, kështu pritet që të përgatisë ndeshjen Simone Inzaghi. Tekniku i Interit pritet që portën të ia besojë Handanovic teksa pritet dhe një fanellë titullari për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani që mund të zërë vendin e kroatit Brozovic.
Do të jetë një tjetër mundësi për talentin shqiptar i cili duhet të tregojë veten përballë një rivali që nuk është aspak i lehtë. Më parë me Interin, Asllani ka bërë disa paraqitje shumë të mira për zikaltrit në Kupën e Italisë