Bie nga lartësia ndërsa po punonte në fabrikë, ndërron jetë 50-vjeçari
Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë, pasi ra nga lartësia në fabrikën ku po punonte në fshatin Rrilë të Lezhës.
Viktima i identifikuar si Ndua Gjinaj nuk u mbijetoi plagëve dhe humbi jetën në spital.
Sipas policisë, grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave.
Policia e Lezhës/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.