Aksident në Korçë, përplasen dy mjete, transportohet në spital njëri prej shoferëve

Një aksident është regjistruar në dalje të parkut të qytetit të Korçës. Janë përplasur dy mjete. Eshtë  dërguar në spital njëri prej drejtuesve.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, ambulanca bëri transportimin e të lënduarit në spital, ndërkohë që bluzat e bardha konfirmojnë se ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet lagështia në rrugë.